Sot shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepça të vitit 1989, një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Kosovë, e cila do të përkujtohet në menzën e minatorëve në Stan Tërg, në Mitrovicë, duke filluar nga ora 11:00.
Greva e minatorëve të Trepçës, e nisur më 20 shkurt 1989, u organizua si reagim ndaj shfuqizimit të autonomisë kushtetuese të Kosovës nga regjimi i atëhershëm i Serbisë dhe u shndërrua në simbol të qëndresës qytetare, sakrificës dhe unitetit kombëtar.
Me ngujimin e tyre në thellësitë e minierës, minatorët tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke i dhënë zë kundërshtimit ndaj politikave shtypëse dhe duke frymëzuar protesta masive në mbarë Kosovën.



Të tjera
Vitamina që përmirëson shikimin dhe mban sytë të shëndetshëm
Do të mbikëqyrë projektet kapitale dhe monitorojë kontratat e nënshkruara
Ministrja Kusari inicon procedurën për çmimet tavan