Një kredi prej 629 milionë euro Kosova do t’i marrë nga Komisioni Evropian, si përkrahje ndaj Ballkanit Perëndimor për reforma dhe rritje.
Deputetët e miratuan edhe marrëveshjen e kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” me 98 vota pro, asnjë kundër dhe katër abstenime.
“Në kuadër të reformave janë ato për administratë publike, menaxhimin e financave publike, digjitalizimin e shërbimeve, infrastruktura, politikat dekabornizimit, efiçienca e energjisë, arsimi, tregu i punës dhe sundimi i ligjit.
Ndërkaq vlera totale e kredisë është 629 milionë euro, ku 34.75% e disbursimit do të transferohet në kornizën e Ballkanit Perëndimor ndërkaq pjesa tjetër si mbështetje buxhetore”, shpjegoi ministri i Financave, Hekuran Murati.



Të tjera
Tringëllima në veshë, nga vjen dhe si ndikon në jetën e atyre që vuajnë nga ky problem
Kurti e Osmani ndjekin afër njëri-tjetrit ndeshjen Kosovë-Turqi
Uran Ismaili ndjek finalen Kosovë–Turqi nga aeroporti në Hagë: Asnjë distancë nuk na ndal sot