Gazeta zvicerane “Blick” ka raportuar se të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë, tashmë janë shitur.
Ky veprim, sipas kësaj gazete, nuk është aspak i befasishëm duke pasur parasysh diasporën e madhe shqiptare në Zvicër.
“Siç pritej, biletat e St. Jakob Park janë shitur plotësisht paraprakisht për duelin kundër Kosovës. Ashtu si në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian në nëntor 2023, është mjaft e mundur që një pjesë e madhe e tifozëve në Joggeli do të mbështesin ekipin mysafir”, shkruan “Blick”.
Ndërkaq, ky medium thotë se për ndeshjen e dytë kualifikuese të Zvicrës në kuadër të Kupës së Botës kundër Sllovenisë të hënën nuk pritet atmosferë e ngjashme.
“Vetëm rreth 8000 nga 33,996 biletat e mundshme janë shitur deri më tani”, shkruan “Blick”.
Të tjera
LV-ja në zgjedhjet lokale ka numrin 105
Ujësjellësi i kryeqytetit publikon hartën e zonave të prekura me mangan
Fuqia dhe tensionet e Vetëvendosjes