Shefja e Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, Learta Hollaj, i ka reaguar ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit në një intervistë për Gazetën Express e ka quajtur “shitje të tradhtisë si vlerë”, tregimin e saj se si nuk e kishte votuar Isa Mustafën në 2014-ën për kryeministër, shkruan Gazeta Express.
Hollaj ka shkruar se Isa Mustafa po e sulmon një lidere që “në çdo hap e ka mbrojtur demokracinë, sovranitetin dhe dinjitetin e Kosovës”.
Hollaj ka thënë se nuk është tradhti të mos u bindesh verbërisht liderëve si Isa Mustafa, që sipas saj “ devijojnë nga parimet dhe shkelin interesat e Kosovës”.
“Është akt guximi. Është thelbi i demokracisë që Presidentja Osmani e mbron me konsistencë.”, ka shkruar ajo.
Shefja e stafit të Osmanit tutje ka shtuar se deputetët s’janë robotë të komanduar, por përfaqësues të popullit.
“Këtë e sanksionon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e jo ndonjë “rregull” i politkbërjes joparimore që Isa Mustafa do ta rikthejë për ta kontrolluar politikën si dikur”, ka shtuar ajo.



Të tjera
Nisin hetimet për email-et e rreme që po dërgohen në emër të Policisë
5 hapa të thjeshtë për t’u ndier të lumtur
Polonia dhe Rumania do të vendosin sistem të ri mbrojtës ndaj dronëve rusë