Shitjet e Tesla po bien, ato të Volkswagen po rriten

Shitjet globale të grupit Volkswagen janë rritur në tremujorin e parë, pasi prodhuesi gjerman i automjeteve ka përfituar nga kërkesa më e lartë për automjetet e tij elektrike.

Dërgesat janë rritur me 1,4 për qind në 2,13 milionë automjete, ku një rol të rëndësishëm ka luajtur rritja prej 3 për qind në Evropën Perëndimore dhe 4 për qind në Amerikën e Veriut, sipas një njoftimi nga VW më 9 prill, të cilin e ka transmetuar Automotive News Europe.

Grupi VW ende po mbetet pas në Kinë, ku shitjet e tij kanë rënë me 7 për qind përkundër faktit se prodhuesi i automjeteve ka ende një pjesëmarrje të fortë në tregun e motorëve me djegie të brendshme prej 22 për qind. Të gjitha markat e mëdha të grupit kanë pasur shitje më të larta në këtë tremujor, me automjetet personale VW me 5,1 për qind, Skoda me 8,2 për qind dhe Seat/Cupra me 5,9 për qind.

Ndër markat premium, shitjet e Porsche kanë rënë me 7,9 për qind, volumi i Bentley ka rënë me 4,7 për qind, dhe dërgesat e Audi kanë rënë me 3,4 për qind. Shitjet e Lamborghini janë rritur me 13 për qind. Shitjet globale të automjeteve elektrike me bateri të grupit janë rritur me 59 për qind në 216800 njësi gjatë tre muajve të parë.