Rruga Shkup – Hani i Elezit është bllokuar sot si pasojë e zjarreve, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.
“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosova
IPK rekomandon suspendimin e 4 policëve për cigare kontrabandë në vlerë 30 mijë euro