Avokati Gazmend Halilaj ka publikuar pamje derisa disa policë kanë nxjerrë me forcë nga shtëpia e tyre, familjen Dovrani.
Halilaj përmes shkrimit të publikuar në Facebook kritikoi ashpër sjelljet e këtyre policëve, duke thënë se të njëjtit ushtruan terror dhe dhunë ndaj familjes në fjalë.
Për këtë, avokati tha se ka ngritur kallëzim penal ndaj policëve të përfshirë në rast, pasi ata e larguan dhunshëm familjen, madje pa urdhëresë të Gjykatës.

“Kjo nuk ka ndodh as në mesjetë.
Shkrimi i plotë
Miq: Ngritëm kallzim penal, ndaj zyrtarëve policorë që shkaktuan TERROR, në familjen Dvorani, duke i nxjerrë dhunshëm nga shtëpia e tyre – PA URDHËRESË TË GJYKATËS
Kjo nuk ka ndodh as në mesjetë.
Kjo familje sot është jashtë – në qiell të hapur, pasi Policia nuk po i lejon t’i marrë as ushqimet e as veshmbathjet e fëmijve dhe pleqëve afër 90 vjeç.
Uniforma e Policisë që dikur u pagua me gjak, sot keqpërdoret nga njerëz të etur për të shkaktuar terror, tek një familje që mezi i’a del të mbijetojë.




Të tjera
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Golfit
Lansohet ankandi i parë konkurrues për energji me erë deri në 100 MW