Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka marrë pjesë në procesin e shkatërrimitt ë substancave narkotike, që janë konfiskuar e sekuestruar në raste të ndryshme penale.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në përbëre të të cilit kanë qenë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës në përputhje me procedurat standarde të veprimit.
“Gjatë këtij procesi janë shkatërruar këto sasi të substancave narkotike dhe sendeve të ndërlidhura:
Marihuanë: 347 kg e 804.79 gram
Kokainë: 886.89 gram
Heroinë: 7 kg e 788.7 gram
Bimë kanabis: 8 copë
Fara kanabisi: 100 kg + 37.7 gram
Kërpudha narkotike: 155.7 gram
Monedha të letrës: 160 euro
Valixhe (çantë): 3 copë”
Procesi i shkatërrimit është realizuar në një ambient të licencuar, duke respektuar standardet ligjore dhe praktikat e sigurisë.
Ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian.


Të tjera
“Kryeministri Kurti: Integrimi i komuniteteve është detyrë e jona, duhet angazhim i plotë”
“Konventa jo demokratike” — Deklarata e Hoxhajt nxit reagimin e ashpër të Krasniqit
“Rasti i ‘53 milionëshit’: Ish-ministri Zharku mohon neglizhencat – ‘Bechtel Enka punoi aq sa kishte buxhet’”