Policia e Kosovës bën të ditur se Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Më 28.08.2025, në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë, gjatë kontrollit të një kamioni të tipit Mercedes me targa vendore, është konstatuar se mungonte certifikata e kontrollit teknik gjashtëmujor.
Për këtë kundërvajtje, në bazë të Ligjit për Automjete nr. 05/L-132, ndaj personit juridik është shqiptuar gjobë prej 500 euro, ndërsa ndaj shoferit të kamionit V.V., 34 vjeç, është shqiptuar gjobë prej 130 euro.
“Në zonën me kufizim të shpejtësisë 50 km/h, shoferi i motoçikletës R.J., 23 vjeç, po lëvizte me shpejtësi 94 km/h. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se ndaj tij ishte në fuqi masa mbrojtëse e pezullimit të patentë-shoferit nga data 31.05 deri më 30.08.2025”, thuhet në njoftim.
Për këtë shkelje, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, si dhe pezullim i patentë-shoferit për 6 muaj.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit