Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar ashpër partitë opozitare për, siç thotë ai, zhagitjet e panevojshme në proceset parlamentare, duke përfshirë mosvotimin fillestar të Albulena Haxhiut dhe Nenad Rašićit.
Sipas Gashit, opozita humbi muaj e javë pa arsye, për të përfunduar duke votuar të njëjtit kandidatë, ndërsa kjo i dha kryeministrit Albin Kurti avantazh politik.
Ai thekson se nëse opozita do të vepronte menjëherë, do të dëshmohej më herët se Kurti nuk i kishte votat për qeveri dhe vendi do të shkonte në zgjedhje në qershor.
Gashi thotë se Kurti i paraqiti ata para publikut si bllokues të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa opozita, në fund, “ia rregulloi vollean” për zgjedhje në momentin më të favorshëm për të.
për ‘partitë politike opozitare’
njësoj, partitë politike opozitare i humbën disa javë krejt kot tu mos e votu nenad rašić-in për nënkryetar të kuvendit të kosovës, e mandej e votuan – ku është esenca me i humbë disa javë tu mos e votu rašić-in e në fund me e votu?
nëse nuk i kishit shkaktu këto zhagitje krejt të panevojshme, do të ishte dëshmu shumë shpejt që albin kurti s’i ka votat për qeveri dhe zgjedhjet e parakohshme ishin kry në qershor dhe kështu kishit tentu mos me ja zgjatë jetën një qeverie, siç thoni ju, të dëmshme për kosovën, e që në të vërtetë nuk ka qenë aq e dëmshme për kosovën sa ka qenë e dëmshme për juve, por kjo muhabet tjetër.
në fund, ju ja ndreqët ‘volley’ albin kurtit që me i mbajtë zgjedhjet atëherë kur atij i konvenojnë ma së shumti e kur mundet me marrë ma së shumti vota e me ju mujtë fort flliqtë.
nejse, se e zgjata, por…



Të tjera
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model