Skuadra nga Tetova, Shkëndija, ka arritur të shkruajë historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar fitoren e parë dhe tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Skuadra kuqezi triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj ekipit irlandez Shelburn, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.
Goli vendimtar erdhi në minutat shtesë, pas një goditjeje të fortë të Ronaldo Webster, që u devijua nga Patrik Barnet, duke përfunduar në rrjetën e skuadrës mysafire.
Me këtë fitore, Shkëndija jo vetëm që regjistroi triumfin e parë në historinë e saj në fazën e grupeve të një gare evropiane, por gjithashtu u bë skuadra e parë nga Maqedonia e Veriut që arrin një sukses të tillë.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së