Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit në Kosovë.
Sipas përditësimit të orës 17:29, nga gjithsej 1.999.204 qytetarë të regjistruar në Listën e Votuesve, kanë votuar 764.694 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja ka arritur në 38,25 për qind.
Në të njëjtën kohë, nga 2.557 vendvotime në total, janë procesuar 2.509, apo 98,12 për qind e tyre.
KQZ ka bërë të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pritet që përditësime të tjera të publikohen pas mbylljes së vendvotimeve. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar deri në përfundim të orarit zyrtar.



Të tjera
Pas mbylljes së vendvotimeve, deklatohet Kurti
Maskë për flokët kaçurrela
Gërvalla: Faleminderit Kosovë