Në Izrael, dhjetëra mijëra qytetarë dolën sërish në rrugë duke protestuar kundër vendimit të qeverisë së udhëhequr nga Binyamin Netanyahu për të pushtuar qytetin e Gazës.
Protestuesit kërkuan që qeveria të tërhiqet nga ky vendim dhe të nënshkruajë menjëherë një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi pengjesh, përcjell KosovaNews.
Mbrëmë, në sheshin para Muzeut të Izraelit në Tel Aviv, të cilin e quajnë “Sheshi i Pengjeve”, mijëra protestues ngritën pankarta drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar që të ndërhyjë për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve në Gaza.
Një nga pankartat kryesore mbante mbishkrimin: “Trump, shkruaj histori!”
Gjatë protestës, Tuval Haim, i cili kishte marrë pjesë për të kërkuar lirimin e pengjeve, iu drejtua me tone të ashpra qeverisë Netanyahu, duke kujtuar se vëllai i tij, Yotam Haim, që mbahej peng në Gaza, ishte vrarë nga ushtria izraelite.
Megjithëse pjesëmarrja ishte më e ulët krahasuar me javët e kaluara, protesta u zhvillua jo vetëm në Tel Aviv, por edhe në qytete të tjera si Haifa dhe Jerusalemi Perëndimor, ku qytetarët përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe për përfundimin e luftës.
Ndërkohë, kujtojmë se më 8 gusht, Kabineti i Sigurisë së Izraelit kishte miratuar planin për pushtimin e qytetit të Gazës, një vendim që ka nxitur reagime të ashpra brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare.
Të tjera
Breuer shpjegon bllokimin e GPS pas su*lmit ndaj avionit të BE-së
Sulmi brutal i burrit të Haxhiut ndaj gjykatësit, reagon Supremja: Gjuhë e papranueshme, e dënojmë ashpër
“I padijshëm, çfarë juriste je ti”, përplasje mes Zana Avdiut e Dibran Hoxhës për nenet e Kushtetutës