Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar edhe një herë intervistën ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçit në “Rubikon” të Klan Kosova.
I pari i PDK-së u emocionua derisa fliste për mesazhet që dha Thaçi në intervistën e mbrëmshme, derisa shtoi se këshillat e tij do të duhej t’i marrin parasysh të gjithë politikanët.
“Ka qenë emocionuese me i dëgju me zë të tjetër kujt fjalët e presidentit Thaçi. Shumë prej atyre fjalëve i kam dëgjuar në takimet dhe vizitat që i kemi me të në Hagë, por besoj që ajo që e ka veçuar në atë intervistë është fakti që edhe gati 5 vite pa qenë prezent fizikisht pro duke u mbajtur në paraburgim, ai dha shumë dashuri për Kosovën dhe qytetarët, shpërfaqi një vizion krejtësisht racional dhe të mençur politikisht se çfarë duhet të bëjë Kosova sot”, u shpreh ai.
“Pa e pasur involvimin direkt dhe me një distanca kohore në angazhimin publik, vërtetë pati shumë këshilla, të cilat secili politikan do të duhej t’i merrte parasysh e sidomos sa i përket pozicionit të Kosovës në ndryshimet gjeopolitike që kanë ndodhur”.
“Shpresoj që ta kenë parë edhe qytetarët në përgjithësi, dhe ta kenë vlerësuar atë sinqeritet të jashtëzakonshëm që e përshkoi atë intervistë”, tha Krasniqi.



Të tjera
Thuaji lamtumirë celulitit me këtë scrub natyral me kafe
Pse s’duhet të mbajmë sekrete?
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave