Protesta janë duke u zhvilluar në disa qytete të Francës të enjten, teksa grevat kanë shkaktuar bllokimin e Metrosë së Parisit duke shkaktuar probleme me transportin.
Protestat po sfidojnë qeverinë e presidentit, Emmanuel Macron, dhe propozimet e saj për të shkurtuar fondet për shërbimet publike.
Në Paris, policia ka përdorur gaz lotsjellës që në orët e hershme të mëngjesit për të shpërndarë protestuesit. Policia ka arrestuar më shumë se 50 persona në Paris dhe në qytete të tjera franceze, shkruan Le Figaro.
Udhëheqësja e sindikatës CGT, Sophie Binet, ka thënë për mediat lokale se prania e fortë e policisë e kërkuar nga ministrja e Brendshme në largim po “i hedh benzinë zjarrit”, duke shtuar se reagimi i policisë ishte shumë i ashpër.
Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje më shumë njerëzve të bashkohen në protestë, duke nënvizuar “brishtësinë” e kryeministrit të ri dhe nevojën për t’iu përgjigjur kërkesave sociale.
Sindikatat e punës që thirrën greva po bëjnë presion për braktisjen e shkurtimeve të propozuara të buxhetit, ngrirjes së ndihmës sociale dhe masave të tjera shtrënguese që kundërshtarët pretendojnë se do të godasin më tej xhepat e punëtorëve me paga të ulëta dhe të klasës së mesme dhe të cilat shkaktuan rrëzimin e qeverive të njëpasnjëshme.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën