Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.
Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.
Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.
Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë, transmeton DW.
Policia e shtetit të Rhein-Westfalisëka thënë se një rrugë midis dy vendndodhjeve qendrore në Këln, Rudolfplatz dhe Friesenplatz, ishte e mbyllur, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.
Një ndërtesë është dëmtuar rëndë nga shpërthimi, raportojnë mediat.
Zona është e njohur për jetën e saj të natës dhe është plot me bare dhe restorante.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin