Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit beson se është kryer nga Serbia.
“Po mblidhemi sonte mbi sulmet e fundit të rënda kriminale, terroriste, dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, që ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv dhe armiqësor”, ka thënë Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për media.
Kurti vazhdoi fjalimin e tij duke sulmuar mediat dhe opozitën.
“Mos të informohen nga disa portale, janë bërë pjesë e një lufte hibride kundër Kosovës. Qytetarët s’duhet të mendojn si disa opinionist dhe opozitar që i gëzohen kësaj që kanë ndodhur.”, u shpreh ai.



Të tjera
Fragmente r@ketash bien pranë parlamentit dhe zyrës së Netanyahut në Kuds
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vr@sjen në Gjakovë
Gabimet që çojnë në pagjumësi