Raportohet se Justin Timberlake ishte esëll kur u filmua duke performuar në Las Vegas me sy të gjakosur, disa javë para arrestimit të tij pas vozitjes në gjendje të dehur.
Pavarësisht se fansat supozuan se këngëtari i “Mirrors” ishin nën ndikim gjatë turneut të tij “Forget Tomorrow World Tour” në T-Mobile Arena muajin e kaluar, burimet i thanë TMZ të hënën se ai nuk ishte.

Burimi shpjegoi se ish-anëtari i “NYSNC”, 43 vjeç, duhet të qëndrojë esëll gjatë performancave sepse rrezikon shumë.
Ai nuk dukej mirë dhe kjo u komentua edhe nga fansat që po ndiqnin nga afër koncertin.

Justin u arrestua pak ditë më parë pasi po voziste në gjendje të dehur.
Artisti i famshëm u ndalua nga policia në zonën Hamptons të Long Island.

Një oficer policie që e ndaloi Timberlake para arrestimit të tij për ngasjen e makinës në gjendje të dehur, nuk e njohu yllin, përkundër viteve në skenë.

Të tjera
Samiti i Berlinit mbahet këtë vit në Londër – liderët pritet të diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal
Ekspertët: Zgjedhjet e shpeshta ndikojnë në paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit
Në seancën gjyqësore, Mujka e Muzliukaj shpallen të pafajshëm për rastin e korrupsionit