Qeveria në detyrë e Kosovës ka nisur drejt Gazës dërgesën humanitare të dedikuar për popullin civil, e cila është ngarkuar dhe është nisur nga porti i Mersinit në Turqi.
Sipas Kurtit, kjo ndihmë është ndarë me vlerën prej 500. 000 euro dhe përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 000 racione të ushqimit të ngrohtë, të destinuara për banorët në nevojë në Rripin e Gazës.
Vendimi për ofrimin e kësaj mbështetjeje u mor që në janar të këtij viti, por zbatimi i tij u bë i mundur vetëm pas marrëveshjes së fundit të paqes, e cila u arrit nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke krijuar mundësinë për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat që kanë qenë të bllokuara gjatë konfliktit.
Kjo iniciativë përfaqëson një angazhim të rëndësishëm të Kosovës në solidaritetin ndërkombëtar, si dhe përkushtimin e Republikës për të mbështetur popullatën civile që përballet me vështirësi të mëdha humanitare në Gaza.
E kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se ndihma shpresohet të lehtësojë vuajtjet dhe të kontribuojë në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet për të gjithë ata që kanë nevojë.
Me këtë rast, Kurti shprehu mirënjohje të thellë ndaj Republikës së Turqisë dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke për bashkëpunimin në realizimin e këtij misioni humanitar, duke vlerësuar rolin e partnerëve ndërkombëtarë në sigurimin e rrugëve të sigurta për dërgimin e ndihmave./



Të tjera
Një i lënduar në lagjen Aktash të Prishtinës
5 gjëra që ju përmirësojnë shikimin
Rrëfimi i Esat Shalës për tmerrin e luftës si 12 vjeçar: Si u kap nga forcat serbe e si shpëtoi – motra e dhëndri i ranë dëshmorë