Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan, përcell KosovaPost.
Ajo, përmes një videomesazhi, tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit. E para e vendit shpreson që të merret vendimi i shumë pritur për njohjen nga Vatikani, gjë që do të kontribuonte për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në kontinentin evropian. Osmani tha se e ka ftuar Papa Leo XIV për të vizituar Kosovën.
“Paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Vatikani më në fund të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës, duke njohur vuajtjet e gjata të popullit tonë për të jetuar i lirë, i pavarur dhe në demokraci”, ka deklaruar Osmani.
Sipas saj, një vendim i tillë do të kontribuonte jo vetëm në mirëqenien dhe suksesin e Kosovës, por edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në kontinentin evropian. Ajo theksoi gjithashtu kontributin historik të Kosovës, duke përmendur figura të rëndësishme si Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shën Tereza, si dhe rolin e Dardanisë në historinë e krishterimit dhe humanizmit evropian.
Presidentja Osmani bëri të ditur se gjatë vizitës ka përcjellë urimet e popullit të Kosovës për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, si dhe ka ftuar Papa Leon XIV që të vizitojë Republikën e Kosovës.
“E ftova Shenjtërinë e Tij që të vizitojë Kosovën, me shpresën që një vizitë e tillë të realizohet sa më parë”, u shpreh Osmani nga sheshi kryesor i Vatikanit.



Të tjera
4 ushqimet më të këqija për mëngjes
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit