Takimi Kurti-Abdixhiku, Nagavci: Shpresojmë se do të shmangim zgjedhjet e reja

Shpresojmë se do të shmangim zgjedhjet e reja

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i VV-së Albin Kurti, është takuar sot sërish me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, për të arritur ndonjë marrëveshje lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Rreth këtij takimi ka folur shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Arbërie Nagavci.

Nagaci tha se shpreson se do të shmangen zgjedhjet e reja.

“Deputetët tanë do të jenë të gjithë të pranishëm dhe nuk do të jetë problem mbledhja e nënshkrimeve. Por, unë shpresoj se do të arrijmë një konsensus dhe se të gjithë deputetët do të kryejnë obligimin e tyre dhe do të qëndrojnë në sallë dhe do të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja”, deklaroi Nagavci për media.

Takimi Kurti-Abdixhiku, është e treta për një javë në përpjekje për të gjetur zgjidhje për presidentin, kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues.