Siguria dhe cilësia e ushqimit mbeten çështje shqetësuese për qytetarët, prandaj nevoja për kontrolle të rregullta dhe të shpeshta është jetike. Kështu u theksua në takimin e zhvilluar ndërmjet drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Bekim Hoxha, dhe kryetarit të Shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Në takim u diskutua për rritjen e cilësisë së produkteve ushqimore, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet AUV-së dhe shoqërisë civile.
Drejtori Hoxha propozoi nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi, përmes të cilit ky bashkëpunim do të institucionalizohej, duke kontribuar në mbrojtjen më efektive të interesave të konsumatorëve.
“Përfshirja aktive e shoqërisë civile është thelbësore dhe ndikon në përmirësimin e vazhdueshëm të sigurisë ushqimore,” theksoi Hoxha.
Nga ana tjetër, Kaçaniku ngriti shqetësimin se mungesa e kontrolleve të shpeshta mund të krijojë hapësira për rrezikim të shëndetit të qytetarëve. Ai nënvizoi se testimet dhe inspektimet e vazhdueshme rrisin besimin e konsumatorëve dhe garantojnë eliminimin e produkteve problematike nga tregu.
Të tjera
Kushtetueses së sulmuar nga pushteti i vjen mbështetja nga SHBA’të – edhe 12 ditë afat për vendim, a do të zhbllokohen institucionet
Mosmarrëveshje me Fodan? Emir Sahiti sqaron situatën
Melinda merr propozimin për martesë