Avdia: Shqetësuese që të akuzuarit për kërcënim ndaj Kurtit vazhdojnë me të njëjtën gjuhë

Shqetësuese që të akuzuarit për kërcënim ndaj Kurtit vazhdojnë me të njëjtën gjuhë

Tomor Avdia ka thënë se është shqetësuese që personat e akuzuar për kërcënim ndaj kryeministrit Albin Kurti, kanë vazhduar me gjuhën e njëjtë edhe para medieve.

Të mërkurën ka nisur gjykimi kundër Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët e kanosën Kurtin përmes rrjeteve sociale.

I pranishëm në seancë ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Sipas, Avdiajt, Kurti ka bërë mirë që ka marrë pjesën seancë, pasi ka qenë palë e dëmtuar.

“Në këtë rast kryeministri ka vepruar drejtë se është njeriu që është atakuar. Por ajo çfarë është më e keçja për shoqërinë tonë, të dy kërcënuesit vazhdojnë me të njëjtën gjuhë kërcënuese edhe para medieve. Nuk jemi organ hetues në studio që e vlerësojmë kërcënimin as gjuhën e atij, por kur vazhdon me të njëjtën gjuhë si jashtë dhe brenda, kjo është absurde”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” më Tëvë1.