Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur të pezullojë nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë, Belinda Balluku, transmeton KosovaPost.
Gjithashtu gjykata ka vendosur ndaj Ballukut edhe masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Balluku është e pandehur dhe akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Në një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për rastin në fjalë thuhet se sot janë ekzekutuar masat ndaj Ballukut.
“Janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi: Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë) dhe ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar”, thuhet në njoftim.
Më 31 tetor, SPAK konfirmoi akuzën ndaj Ballukut për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Balluku e ka mbajtur postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019 dhe të zv.kryeministres prej korrikut 2022, në qeveritë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.



Të tjera
Nuk jemi kundër koalicioneve, por se duam varësinë nga subjektet e tjera
SHBA nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-tës në Afrikën e Jugut
Pas moshës 40 vjeç fillojmë të bëhemi më të shkurtër…