Policia e Tiranës ka arrestuar 21 persona mes të cilëve 4 të mitur lidhur me dhunën e shfaqur në protestën e opozitës një natë më parë kur u hodh molotov dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë duke dëmtuar 19 prej tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: arrestuan në flagrancë shtetasit Kreshnik Çeço, Klodian Bajrami, Leonid Tusha, Klejdi Subashi, Suzana Dimushi, Ramazan Nuhu, Florian Nuhu, Daniel Zeka, Andrea Kulla, Fabiol Ahmeti, Geraldo Demiraj, Danjel Kulla, Artur Kadria dhe Arbri Ujkaj dhe katër shtetas 17 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-B. K., K. B., L. B. dhe F. N., anëtarë të Partisë Demokratike, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim” si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. P., 41 vjeç. Po punohet për kapjen e tij.
“Pasditen e djeshme, protestuesit janë mbledhur fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur drejt Kuvendit, ku gjatë gjithë kohës së zhvillimit të tubimit, kanë hedhur lëndë djegëse, mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike.
Si pasojë e sulmeve me sende të forta, mjete piroteknike dhe molotov ndaj punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse benzinë, që janë gjetur nga shërbimet e Policisë, afër Kuvendit”, bëri me dije policia.



Të tjera
Asambleistët e PDK-së në Prishtinë kërkojnë që ora e parë e 16 shkurtit t’i kushtohet rolit të UÇK-së
Valon Berisha transferohet tek Zurich në Zvicër
‘Plisat’ mbështesin protestën e 17 shkurtit: Drejtësia nuk negociohet