“Shqipëria dhe Kosova në rrezik” – Shala propozon detyrimin ushtarak

Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, ka theksuar se rritja e kërcënimeve në rajon kërkon një përgatitje më të mirë të Shqipërisë në aspektin ushtarak. Sipas tij, përderisa Kosova është e kërcënuar indirekt nga Serbia edhe Shqipëria ndodhet nën të njëjtin rrezik në mënyrë të tërthortë.

Shala theksoi nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe përfshirjen e ushtrisë në rritjen e investimeve strategjike të vendit. Ai nënvizoi rëndësinë e krijimit të forcave rezerviste, duke përmendur se shumë shtete të zhvilluara i kanë këto struktura të konsoliduara, ndërsa Shqipëria duhet t’i rikthehet ndërtimit të tyre nga e para.

Eksperti kërkoi gjithashtu rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe rivendosjen e zborit, për t’u siguruar që popullsia të jetë e përgatitur për çdo situatë.

“Mendoj se përderisa Kosova është e kërcënuar indirekte nga Serbia edhe ne jemi të kërcënuar në mënyrë indirekte. Unë gjykoj që edhe në rritjet e investimeve të Shqipërisë duhet që të jetë edhe ushtria. Forcat rezerviste i kanë shumë vende, por ne i shkatërruam dhe po i kthehemi nga e para. Për rezervistët është llogaritur që të jetë rreth 8000 forca. Maqedoni ka 14500 forca rezerviste, kurse Shqipëria ka 10 mijë ushtarë në total dhe 6500 ushtarë në total.