Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izr@elit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izr@elit

Raportohet se Shqipëria i është bashkuar Fondacionit të Aleatëve të Izraelit, transmeton Anadolu.

Në median izraelite “Jerusalem Post”, është raportuar se është krijuar një grup mbështetës ndërpartiak parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, i quajtur “Grupi i Aleatëve të Izraelit në Parlamentin e Shqipërisë”.

Gjithashtu theksohet se anëtarët pjesëmarrës të Parlamentit të Shqipërisë nënshkruan rezolutën zyrtare për grupimin mbështetës në fjalë.

“Shqipëria bëhet kombi i 64-të që i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit. I kryesuar nga Romina Kuko nga Partisë Socialiste dhe Gazment Bardhi nga Partia Demokratike, grupimi shënon një iniciativë të rrallë ndërpartiake që pasqyron historinë e gjatë të mbështetjes së Shqipërisë për popullin hebre dhe Izraelin”, raportohet në media ndër të tjera.

Gjithashtu thuhet se ky grupim do të punojë krah për krah me koalicionin ndërkombëtar të grupeve parlamentare pro Izraelit, sipas raportimeve, “për të çuar përpara diplomacinë e bazuar në besim, dhe duke forcuar njëkohësisht mbështetjen për Izraelin”.

Ndër të tjera thuhet se grupi parlamentar shënon një iniciativë të rrallë ndërpartiake që “pasqyron historinë e gjatë të mbështetjes së Shqipërisë për popullin hebre dhe Izraelin”.