Fitore e madhe e kuqezinjve

Shqipëria me zemër të madhe ka siguruar play-off-in, për të luftuar për një vend në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin e ardhshëm.
Shqiptarët shënuan fitore me rezultat 1:0 në tokën e Andorrës.
Fitorja e Shqipërisë ndaj Andorrës e hodhi në nokaut Serbinë
Anglia nuk e fali Serbinë duke e mundur me rezultat 2:0 falë golave të futbollistëve Saka në minutën e 28-të e Eze (90’).
Stadiumi në Encamp.
Shikues: 2100.
Gjyqtar: H. Fesnic (Rumania).
Kartona të verdhë: Izquierdo, Rodrigo Tapia, Lopez – Ajeti, Bajrami.
Shënues; Asllani (67′).
Andorra: Ruiz, Borra, Llovera, Oliveira, San Nicolas (Remolins 86′), Rodrigo Tapi, Babot (Ferreira Silva 85′), Izquierdo (Teixeira 69′), Cervos, Rosas (Cucu 69′), Lopez (Moreno 86′).
Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi (Bajrami (60′), Asllani, Hoxha, Broja (Uzuni 60′), Manaj (Tuci 77′).
Në minutën e 45+1 Berat Gjimshiti i pafat, nga afërsia me kokë goditi traversën e Andorrës.
Pas një loje më të rrjedhshëm të shqiptarëve bie edhe goli në minutën e 57-të.
Zëvendësuesi Myrto Uzuni për mrekulli asistoi për Kristjan Asllani, i cili si uragan, me mjeshtrin e tij, tundi portën e rivalit, 0:1.
Asllani – hero i fitores

(E plotësuar) – Minuta e fundit.
Andorra – Shqipëria 0:1
Stadiumi në Encamp.
Shikues: 2100.
Gjyqtar: H. Fesnic (Rumania).
Kartona të verdhë: Izquierdo, Rodrigo Tapia, Lopez – Ajeti, Bajrami.
Shënues; Asllani (67′).
Andorra: Ruiz, Borra, Llovera, Oliveira, San Nicolas (Remolins 86′), Rodrigo Tapi, Babot (Ferreira Silva 85′), Izquierdo (Teixeira 69′), Cervos, Rosas (Cucu 69′), Lopez (Moreno 86′).
Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi (Bajrami (60′), Asllani, Hoxha, Broja (Uzuni 60′), Manaj (Tuci 77′).
80′ Lojë e hapur dhe e mirë e Shqipërisë.
74’ Shqipëria kurrë më afër fitores
70’ Shumë shqiptarë në stadium në përkrahje të kombëtares kuqezi.
67′ Kristjan Asllani si uragan, me mjeshtrin e tij, tundi portën e rivalit, 0:1, në anën tjetër për Beogradin ky gol është një trishtim i madh.
62’ Edhe më tutje pa gola, Andorra po mbrohet.
Andorra – Shqipëria 0:1
57’ Nuk ka gola deri me tash, Andorra po reziston.
52’ Shqipëria po luan shumë më mirë se në pjesën e parë.
47′ Pritet Shqipëri më e mirë.
Përfundon pjesa e parë.
Në minutën e 45+1 Berat Gjimshiti nga afërsia me kokë godet traversën e Andorrës.
43’ Shqipëria zhgënjeu me paraqitje në pjesën e parë, pa ndonjë rast të veçantë.
Kjo nuk guxon ti ndodh edhe në pjesën e dytë sepse ky rezultat e rrezikon shumë.
41’ Shqipëria duhet të jetë më energjike, më sulmuese në drejtim të portës rivale
36’ Shoqëria ende pa rast ideal.
30’ Loja e nivelit mesatarë.
27’ Shqipëria po mundohet por pa sukses,
18’ Shqipëria më ë rrezikshme, Asllani gjuajti nga goditja e dënimit por mbi portën e rivalit.
14’ Shqipëria po bën trysni në drejtim të portës së Andorrës.
11’ Shqipëria nuk po e dikton ritmin e lojës.
6′ Lojë e mirë.
3′ Shqipëria kërkon fitore dhe beson në humbjen e Serbisë, që të sigurojë vendin e dytë.
1″ Fillon ndeshja.
Gjithçka gati!
Shqipëria kërkon fitore në konak të Andorrës, në ndeshjen e xhiros së shtatë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Andorrë-Shqipëri.
Shqipëria mund të sigurojë një vend në Play Off

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar të skuadrës kuqezi për sfidën e sotme kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Në portë titullar do të jetë Strakosha.
Në mbrojtje do të luajnë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj, ndërsa në mesfushë Asllani, Shehu dhe Laçi. Broja-Manaj-Hoxha do të plotësojnë repartin e sulmit.
Shqipëria mund të sigurojë një vend në Play Off, që mbrëmjen e sotme, nëse fiton në transfertën kundër Andorrës dhe Serbia mposhtet nga Anglia në ndeshjen tjetër të Grupit K.
Sylvinho zgjedh 11-shin

Kombëtarja e Shqipërisë sonte përballet me Andorrën, në kualifikueset e Kupës së Botës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Encamp’, Andorra, më fillim nga ora 20:45.
Selektori brazilian, Sylivinho ka zgjeddhur edhe 11-shen startuese për këtë sfidë.
Gazetari, Arlind Sadiku i cili ndodhet në Andorrë ka publukuar formacionin zyrtar të Shqipërisë.
Strakosha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Laci, Shehu, Asllani, Hoxha, Manaj, Broja.
Publikohen formacionet zyrtare për Andorrë – Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot një takim historik përballë Andorrë. Ky është takimi i parafundit i vlefshëm për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026.
Në orën 20:45, e gjithë vëmendja nuk është vetëm në Andorrë. Paralelisht me këtë takim do të luhet Angli-Serbi, ku nga anglezët e kualifikuar gjithsesi pritet vetëm fitorja.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Silvinjo ka vendosur për titullarët, që ëndërrojnë të shkruajnë historinë dhe të marrin pjesë në fazën “play off”.
Janë zgjidhur dilemat e sulmit për këtë takim. Hoxha, Manaj dhe Broja do udhëheqin repartin ofensiv.
FORMACIONET ZYRTARE
ANDORRA: Aleks Ruiz, Borra, Jovera, Olivera, San Nikolas, Babot, De Las Heras, Rodrigo, Servos, Rosas, Lopez.
Trajner: Koldo Alvarez
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo.
Shqipëria e ka si finale

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Andorrë-Shqipëri.
Befasi e vetme mund të quhet aktivizimi i Arbër Hoxhës që nga minuta e parë, i cili në fakt është në formën e tij më të mirë.
Pjesa tjetër e formacionit është e zakonshme në ndeshjet e fundit.
Për kuqezinjtë sot vlen vetëm fitorja dhe në rast se Serbia nuk fiton dot ndaj Anglisë, Shqipëria siguron matematikisht vendin e dytë dhe biletën për në play-off.
Andorra – Shqipëria
Andorra: Aleks Ruiz, Borra, Jovera, Olivera, San Nikolas, Babot, De Las Heras, Rodrigo, Servos, Rosas, Lopez.
Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj.



Të tjera
Pamje të papërshkrueshme: Lela Seferi mahnit të gjithë pas vizitës në frizer
Përvojë dhe vizion për të ardhmen: Djali i Thaçit tregon mbështetjen për Hamzën
“S’ka gjë më të rëndësishme se fëmija” – Rrëfimi emocionues i çiftit Besi & Xhensila