Tirana bëri bashkë të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të Europës Juglindore, në një aktivitet që shënoi përmbylljen e presidencës shqiptare të SEECP-së.
Fjalën hapëse të samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore e mbajti ministri Ilgi Hasani, i cili u ndal te bashkëpunimet rajonale të arritura deri më tani, ndërsa përsëriti ambicien e Shqipërisë për t’u integruar në BE brenda kësaj dekade, transmeton klankosova.tv.
“Synimi ynë është ambicioz, por edhe i arritshëm: për të çelur kapitujt deri në fund të këtij viti dhe për të përmbyllur negociatat deri në vitin 2027. Po punojmë me vendosmëri për ta bërë Shqipërinë gati për anëtarësimin e plotë në BE përpara fundit të kësaj dekade. Ky është një objektiv rajonal. Suksesi i fqinjëve tanë është suksesi ynë.”
Përplasja ushtarake në Lindjen e Mesme ishte gjithashtu pjesë e fokusit të tij, teksa shefi i diplomacisë shqiptare bëri të qartë se Tirana zyrtare mbështet të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, ndërsa i bëri thirrje Iranit të ndalojë aktivitetet bërthamore.
“Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe për të mbrojtur qytetarët e vet nga kërcënimet. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Iranit që të ndalë aktivitetet e tij bërthamore dhe të raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me detyrimet e veta në kuadër të të drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.”
Si platformë e iniciuar nga vetë vendet e rajonit, SEECP, siç shkruan A2CNN, mbetet një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit, zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe përgatitjen për integrim të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Të tjera
Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës
Ekstradohen dy të dyshuar nga Shqipëria për në Kosovë të cilët kishin urdhër arrest ndërkombëtar
Prokuroria ndalon 10 personat e arr*estuar në Prishtinë për dr*ogë dhe ar*më