I shoqëruar nga gruaja dhe vajza, voton Oerd Bylykbashi: Momenti kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve
Oerd Bylykbashi ka shkuar në qendrën e votimi së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e vogël.
Pas votimit, në një prononcim për media, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votim, ndërsa tha se sot është momenti “kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve.”
Bylykbashi: Është ditë e jashtëzakonshme për të gjithë Shqipërinë. Thirrja ime është që të dalin të gjithë të votojnë masivisht. Të votojnë për veten dhe familjet e tyre.
Vota e tyre është e ardhmja. Vetëm me votë mund të vendosin ata për të ardhmen. Momenti kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve, por po aq është shumë e rëndësishme që zbatimi i ligjit të garantojë votën.
Vota është e fshehtë! Çdo përpjekje për të intimiduar zgjedhësit se vota e tyre do të lexohet paraprakisht është e pavërtetë.
Incident në Pogradec, mbështetësi i PD godet komisionerin e PS! Ja çfarë ndodhi brenda qendrës së votimit
Një incident është regjistruar në një qendër votimi në Pogradec.
Luan Tollozhina, i njohur si një nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Pogradec, ka goditur komisionerin e Partisë Socialiste Entin Gega në qendrën e votimit.
Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për incidentin kanë qenë motive të dobëta që lidhen me një ngacmim të komisionerit kundrejt vajzës së Tollozhinës.
Incidenti nuk ka lidhje me procesin e votimit.
Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda votojnë në Surrel
Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në shkollën “Ymer Lala” të Surrelit.
Gjatë një prononcimi për mediat kryteministri Edi Rama tha:
“E vetmja gjë që ka mbetur pa u thënë është fjala e popullit të presim cfarë do thotë populli” tha Rama.
Qytetarët votojnë në Shqipëri, shprehen të kënaqur me votimin elektronik
Qytetarët në Shqipëri shprehen të kënaqur me votimin elektronik në zgjedhjet e sotme parlamentare. Ndër qytetarët në njërën nga qendrat e votimit në Lushnje dhe Elbasan, thanë se votimi elektronik ishte i lehtë dhe se gjithçka shkoi në rregull.
Edhe pse i vjetër në moshë, njëri nga qytetarët tha se nuk ishte asnjë problem me votimin elektronik dhe se lehtësisht e gjeti emrin e tij për të hedhur votën.
Qytetari 1: Votimi elektronik ishte në rregull
“Jo, jo….Në rregull ishte… e gjeta emrin”, tha ai.
Ndërkaq, një qytetar tjetër tha se votimi elektronik fillimisht pati një bllokim, mirëpo më pastaj u rregullua dhe procesi shkoi në rregull.
Qytetari 2: Fillimisht pati bllokim, por më pastaj u rregullua
“Mirë. Pati pak bllokim, mirëpo u rregullua dhe vazhdova…Votova….Edhe pse nuk shohim mirë s’të ndihmon njeri”, shtoi ai.
Kurse, një qytetare tjetër tha se votimi ishte i lehtë, derisa tha që të votoi më i miri që gjërat të shkojnë ndryshojnë,
Qytetari 3: Të fiton më i miri për të ndryshuar gjërat
“E vështirë nuk ishte. Kollaj ishte, ishalla fiton më i miri që të ndryshojmë gjërat”, theksoi ajo.
Po ashtu, edhe një qytetar tjetër u shpreh i kënaqur me votimin elektronik.
Qytetari 4: I votuam ata që mendonim dhe ikën
“I shkruam ata që mendonim dhe ikëm…Votuam edhe për parti dhe për kandidatë”, përfundoi ai.
Shqipëria po voton këtë të diel për Parlamentin e ardhshëm.
5,225 Qendra Votimi në të gjithë vendin janë të hapura për qytetarët nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.
Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 2046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore.
3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.
Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 2046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore.
Voton Sali Berisha, thirrje qytetarëve: Do kemi një ditë të dytë vere
Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Sali Berisha i shoqëruar nga familjarët e tij ka ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në shkollën Kosova në Tiranë.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, djali i tij me bashkëshorten dhe nga dy fëmijët e Shkëlzen Berishës.
Në një deklaratë për mediat në ambientet e jashtme të qendrës së votimit, kreu i opozitës dha një mesazh për qytetarët:
“Së pari, një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë të votojnë. Të votojnë për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre”,-tha Berisha.
I pyetur nëse do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve Berisha tha:
“Ne do të kemi një ditë të dytë vere, ndaj edhe bëj thirrjen votoni, votoni, votoni!”
KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja në orën e parë të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e para për pjesëmarrjen në zgjedhjet që po mbahen sot.
Në orën e parë të votimit që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 1.81% nga 937 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.
Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje të lehtë.
Ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja në orën e parë të votimit ka qenë 3.37%.
Presidenti Bajram Begaj voton, shoqërohet nga bashkëshortja e tij! Mesazhi i Kreut të Shtetit
Presidenti Bajram Begaj ka votuar në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit që zhvillohen sot në Shqipëri.
Kreu i Shtetit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, e cila po ashtu shprehur vullnetin e saj në kutinë e votimit.
Begaj, pas hedhjes së votës, u shpreh se ishte një proces i qetë, duke shtuar se 11 Maji duhet të jetë ditë feste për qytetarët.
“Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë feste ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjshmëri që Zëri i tyre të dëgjohet”, u shpreh ai.
Presidenti komentoi edhe gjuhën e përdorur nga politikanët gjatë fushatë zgjedhore.
“M’u duk një proces i qetë. Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët për vendin për demokracinë.
Kjo ditë e sotmja ka rëndësi të veçantë për faktin që kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE. Për herë të parë voton diaspora dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira.
Kjo ditë e sotmja duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë feste ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjshmëri që Zëri i tyre të dëgjohet.
Po kështu duhet të jetë edhe procesi i administrimit dhe numërimit. Uroj më të mirën.
Në fushatë zgjedhore duhet të ketë ballafaqim idesh dhe programesh dhe në asnjë rast gjuhë bullizuese, një gjuhë e tillë është e papranueshme për politikanët dh qytetarët e thjeshtë”, tha Begaj.
Voton Altin Dumani! Ja çfarë deklaroi para kamerave kreu i SPAK
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka votuar paraditen e sotme, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Kur u pyet nga gazetarët për strategjinë e hetimeve zgjedhoreve, ai tha:
“Do kemi komunikim pas zgjedhjeve”.
Altin Dumani ka votuar në shkollën “At Zef Pllumi” në njësinë numër 5 në Tiranë.
Qytetarët në QV të Lushnjës plotësojnë fletët e votimit nga dollapi
Një rast i pazakontë raportohet nga një qendër votimi në fshatin Zhan të Lushnjës.
Siç duket edhe nga pamjet, qytetarët votojnë nga një dollap, i cili ka funksionin e dhomës sekrete të votimit.
Sot u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.
Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.
Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.
Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha
Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori
Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani
Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa
Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj
Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi
Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku
Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi
Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj
Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi
Voton në Tiranë kreu i PSD, Tom Doshi: Rezultati do të jetë surprizë! Me Berishën s’bëj koalicion
Kreu i PSD, Tom Doshi ka votuar në Tiranë.
Ai u shpreh se rezultati për partinë që ai drejton do të jetë surprizë në këto zgjedhje.
Sa mandate kërkoni në këtë zgjedhje?
Doshi: Kam shumë shpresë rezultati për partinë do të jetë një surprizë për gjithë Shqipërinë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion, me PS do të shikojmë si do të shkojë rezultati.
Të tjera
Klasat 6-9 nuk kanë nevojë t’i blejnë librat, ato barten nga gjenerata e kaluar
Shqetësuese që të akuzuarit për kërcënim ndaj Kurtit vazhdojnë me të njëjtën gjuhë
Reshjet gati sa nuk fundosin veturat në kryeqytet, banorët ankohen