Rezultatet e Eurobarometrit të vitit 2025 tregojnë se shqiptarët mbeten populli më optimist në rajon për integrimin evropian.
Plot 92% e qytetarëve të Shqipërisë shprehen në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa 82% kanë një qëndrim pozitiv ndaj vetë Unionit.
Pas Shqipërisë, nivel i lartë entuziazmi për integrim është regjistruar edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Gjeorgji, ndërsa qëndrimi më skeptik vjen nga Serbia, ku vetëm 33% e qytetarëve mbështesin hyrjen e vendit të tyre në BE.
Megjithatë, kur pyeten qytetarët e vendeve anëtare të BE-së se cilat shtete duhet të pranohen, Shqipëria dhe Kosova mbeten më pak të preferuarat: 45% e evropianëve e mbështesin Shqipërinë dhe 43% Kosovën. Më shumë simpati gëzojnë Ukraina (52%) dhe Mali i Zi (51%).
Raporti thekson se mbështetja për zgjerimin është dukshëm më e lartë tek të rinjtë dhe në vendet nordike si Suedia, Danimarka dhe Lituania, ndërsa në shumë shtete të tjera qëndrimet janë të përziera.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar këtë nivel të lartë mbështetjeje në Shqipëri si një mesazh inkurajues, që pasqyron angazhimin e qytetarëve për një të ardhme evropiane.
Ndërsa negociatat vazhdojnë, mesazhi i Eurobarometrit është i qartë: shqiptarët e duan Bashkimin Evropian, por vendimi përfundimtar mbetet në duart e kryeqyteteve evropiane.
Të tjera
Ujësjellësi i kryeqytetit publikon hartën e zonave të prekura me mangan
Fuqia dhe tensionet e Vetëvendosjes
Kosovë: Gratë sipërmarrëse të agrobiznesit