Shqiptarët me parulla edhe në gjuhën angleze bëjnë thirrje për drejtësi në Hagë, pamje

“Nderim për ata që luftuan për të ardhmen tonë”, “Drejtësi për heronjtë e popullit tim”, dhe “Pesë vjet në gjykim, liria nuk duhet askund, padrejtësia nuk mund të zgjasë përgjithmonë – liri tani”, janë disa nga pankartat në gjuhën angleze.

Me mijëra shqiptarë nga e gjitha bota kanë filluar të mblidhen në qytetin holandez, në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku do të mbahet protesta në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga pamjet e fotografitë e dërguara nga ekipi i KosovaPress i cili po raporton nga atje, shihet numër i madh i protestuesve shqiptarë të cilët kanë filluar të mblidhen një orë para se nis zyrtarisht protesta.

Me flamuj kuq e zi e njëzëri duke thirrur “UÇK”, shqiptarët kanë “pushtuar” Hagën. /KP/