Boksieri nga Pollogu, Benjamin Imeri, ka regjistruar një tjetër fitore mbresëlënëse në boksin profesionist, duke e çuar në 8 numrin e fitoreve në po aq duele, një statistikë që konfirmon talentin dhe ambiciet e tij në këtë sport.
Në përballjen e zhvilluar në Munih të Gjermanisë, Imeri dominoi plotësisht boksierin nga Venezuela, Espinoza, duke e rrëzuar atë në tapet me një seri të fuqishme goditjesh.
Meçi përfundoi pas vetëm 1 minutë e 23 sekonda në raundin e parë, duke vulosur një tjetër fitore të shpejtë për talentin shqiptar.
Ky sukses është një tjetër hap përpara për Imerin, i cili po vijon përgatitjet në Gjermani me synimin për të ngritur pozitat e tij në renditjen e boksierëve profesionistë dhe për të sfiduar emra edhe më të mëdhenj në të ardhmen.



Të tjera
Pesë shenjat që paralajmërojnë se hormonet po ndikojnë në peshë
Kryevepra në buzë
Njerëzit inteligjentë jenë më dembelë