Futbollisti Arbër Hoxha është shpallur lojtari më i mirë i muajit në kampionatin kroat. Ky çmim iu dha nga gazeta kroate “index.hr”.
Lojtari i kombëtares shqiptare ka performuar shkëlqyeshëm në muajin e kaluar, ku kontribuoi me dy gola e një asistim.
Pas këtyre ndeshjeve të mira, tifozët në gazetën “index.hr” votuan për Hoxhën si lojtari më i mirë i muajit. Sulmuesi anësor mori gjithsej 102 vota.
Hoxha ishte në garë edhe për çmimin “Goli më i mirë i muajit”, por shoku i tij i skuadrës u rendit më lart për këtë çmim. Bëhet fjalë për Monsef Bakrar, i cili mori 100 vota.



Të tjera
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në Komuna
Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit