Në Vushtrri dje u arrit një koalicion paszgjedhor mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, dhe kandidatit të Vetëvendosjes (VV), Sylejman Meholli.
Nga ana tjetër për këtë, ka reaguar vet Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ajo i quan të papranueshme veprimet e kandidatit Tahiri, për të cilin thotë se pas analizimi të performancës së tij dhe Degës së Vushtrrisë do të ndërmerren veprime përkatëse.
“Mendoj se po sfidohet. Sa kohë që lidershipi i LDK-së nuk ka autorizuar kryetarët e komunave për të lidhur koalicione në nivel lokal, janë veprime të njëanshme që çojnë ujë në mullirin e VV-së. Mos të harrojmë se edhe në Mitrovicë elektorati i LDK-së duket se ka anuar nga ai i VV-së për kandidatin për kryetar.
Kjo tregon se VV-ja ende ka ndikim te një pjesë e strukturave të LDK-së dhe një pjesë e elektoratit të saj. Synimi tani është ai i përçarjes së LDK-së nga ana e VV-së për të përfituar situatën për zgjedhjet parlamentare”, deklaron ajo.



Të tjera
Katër modele të ushqyerjes së shëndetshme, jua zgjasin për 20 % jetën
Dënohet me 20 vjet bu*rgim gruaja që vr@u kunatin në Prishtinë
Kurti priti në takim përfaqësues të BERZh-it, flasin për zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit