Që nga orët e mbrëmjes së djeshme, dhjetëra numra telefonikë janë aktivizuar, përmes të cilëve persona nga shtabi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë po kontaktojnë votuesit e kësaj partie duke u bërë thirrje të votojnë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Ramën.
Gazeta KosovaNews ka arritur të kontaktojë me një prej personave që po kryen këto telefonata, i cili është prezantuar me emrin Namani dhe ka konfirmuar se po telefonon nga shtabi i Uran Ismailit, kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës në raundin e parë.
Gjatë bisedës telefonike me gazetarin e KosovaNews, Jeton Sopa, ai ka deklaruar se “vota për Përparim Ramën është në të mirën e PDK-së”.
Pas kësaj deklarate, gazetari e ka pyetur nëse ekziston ndonjë marrëveshje mes PDK-së dhe LDK-së për mbështetje në balotazh.
Në përgjigje, Namani është shprehur se nuk mund ta zbulojë arsyen, duke e cilësuar çështjen si “konfidencialitet i Partisë”.
Ndiqeni më poshtë bisedën e plotë të realizuar nga gazetari Jeton Sopa me antarin e shtabit të PDK-së në Prishtinë.



Të tjera
Detoksifikim nga sheqeri, humbni kilet e tepërta dhe bëjeni lëkurën rrezatuese
Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?
Leximi ndihmon në shëndet më të mirë dhe në jetëgjatësi