Shtatë përfitime për organizmin me vetëm një portokall në ditë – Ekonomia Online

Shtatë përfitime për organizmin me vetëm një portokall në ditë

Portokalli është agrumja më e preferuar e miliona
njerëzve në botë.

Një kombinim perfekt mes të ëmblës dhe athtësisë,
portokalli është plot shije dhe mbi të gjitha plot vlera.

Ekspertët thonë se portokalli duhet ngrënë çdo ditë sepse
prej tij organizmi merr 7 përfitime të menjëhershme.

Sy të shëndetshëm
dhe shikim të mprehtë

Portokalli përmban shumë vitaminë  C ose përafërsisht 116 përqind të vlerës së
rekomanduar ditore.

Vitamina C është e dobishme për shëndetin e syve dhe ul
rrezikun e perdes së syve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ngadalëson
progresin e sëmundjeve të syve si pasojë e moshës.

Portokalli përmban shumë betakaroten, që në organizëm
kthehet në vitaminë A e cila na ndihmon të jemi ‘syshqiponjë’ edhe në errësirë.

Mungesa e vitaminës A është shkaktari numër një i
problemeve me sytë.

Më pak rrezik nga
ishemia

Këto agrume përmbajnë flavanonë që ulin rrezikun e
ishemisë.

Përpos faktorëve të tjerë, femrat që konsumojnë shumë
portokalle kanë 19% më pak gjasa të preken nga ishemia.

Për më tepër, vitamina C është parandaluese e hemoragjisë
cerebrale.

Portokalli dhe
oreksi

Portokalli është një burim shumë i mirë fibre. Një kokërr
e vetme përmban 12 përqind të dozës së rekomanduar ditore.

Fibra rregullon lëvizjen e zorrëve, ul kolesterolin, mban
nën kontroll sheqernat në gjak, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit
dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Fibra ngadalëson tretjen ndaj ju do të ndiheni më të
ngopur dhe për shumë gjatë.

Portokalli kundër
radikaleve të lira

Fibra dietike që gjendet tek portokalli ul rrezikun e
radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat, ndërsa i gjithë fruti është i dobishëm
kundër qelizave të dëmshme tumorale të mushkërisë, stomakut, gojës, laringut
dhe ezofagut.

Lëkurë më e
shëndetshme

Një portokall në ditë e bën lëkurën tuaj më të
shëndetshme.

Portokalli përmban vitaminë C që e ndihmon organizmin të
sintetizojë kolagjenin, një proteinë e dobishme për një lëkurë të shëndetshme.

Portokallët përmbajnë edhe beta karoten që transformohet
në vitaminë A që ndihmon në rritjen e qelizave të lëkurës.

Marrja e vitaminës C çdo ditë ka shumë përfitime në
parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sepse ruan shëndetin e enëve të
gjakut.

Trup i shëndetshëm

Vitamina C tek portokallet është e rëndësishme për
rritjen dhe rikuperimin e indeve. Vitamina C shëron plagët dhe ruan shëndetin e
kockave.

Ajo është e rëndësishme për prodhimin e kolagjenit që
nevojitet në çdo qelizë të trupit.

Studimet kanë zbuluar se konsumi i të paktën 400 mg vitaminë C në ditë përmirëson funksionet e muskujve dhe largon dhimbjet.