Shtatë policë të lënduar gjatë protestës së opozitës, pesë po trajtohen në Spitalin e Traumës

Shtatë policë të lënduar gjatë protestës së opozitës, pesë po trajtohen në Spitalin e Traumës

Shtatë efektivë policie janë lënduar gjatë protestës së sotme të opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, raportojnë mediat shqiptare.

5 efektivë janë paraqitur dhe po ekzaminohen në Spitalin e Traumës. Ndërkaq dy efektivë policie janë paraqitur pranë shërbimit të Djegie-Plastikës.

Gjendja e tyre paraqitet stabile.

Përplasje u shënuan gjatë protestës së sotme, ku protestuesit hodhën molotov në drejtim të kordonit policor, ndërsa efektivët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe makina me ujë.