Siguria në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa e shtëpi. Një rast i tillë ka ndodhur më 8 mars në Prishtinë, ku cak i hajnave ishte shtëpia një biznesmeni në lagjen “Zllatar”.
Burimet kanë bërë me dije se hajnat kanë hyrë më forcë në shtëpinë e një biznesmeni dhe kanë vkedhur kasafortën me bizhuteri të çmuara, para të gatshme e dokumente të rëndësishme.
Mirëpo, biznesmeni rreth moshës 37-vjeçare, rastin e ka raportuar në Polici më 14 mars, atëherë kur ka vërejtur se dera e ballkonit në katin e parë ishte hapur dhe në tokë kishte një copë hekuri. Pasi ka tentuar ta mbyllë derën dhe nuk ka mundur, ai ka dyshuar se diçka nuk ishte në rregull dhe ka kontrolluar dhomat, ku ka zbuluar se i mungonte kasaforta.
Ai ka raportuar në Polici se në kasafortë ndodheshin dy ora Rolex, me vlerë të përgjithshme 32,000€ (nga 16,000€ secila), një unazë me diamant, vlera e së cilës arrin 12,000€, para të gatshme rreth 2,000€, stoli të ndryshme ari, vlera e saktë e të cilave nuk dihet, si dhe disa dokumente të shtëpisë.
Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga kjo vjedhje llogaritet të jetë mbi 45 mijë euro.
Të tjera
Shëndetësia dhe arsimi paralel serb duhet të integrohen në sistemin e Kosovës
Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë
Macron thotë se 26 vende zotohen t’i japin Ukrainës garanci sigurie pas luftës