Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se shtëpinë ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Veriut po e shndërrojnë në muze, përcjell KosovaPost.
Bashkë me ministrin Xhelal Sveçla dhe Erden Atiq, vizituan këtë objekt kujtese për të parë nga afër punimet.
” Ky muze do ta ruajë gjendjen dhe gjurmët e krimit për të shërbyer si vend kujtese, reflektimi dhe ndërgjegjësimi për brezat që vijnë. Kujtesa e këtyre krimeve është përgjegjësi e përbashkët dhe thirrje për drejtësinë e munguar.”, ka shkruar Çeku.



Të tjera
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëfshirë Sheholli
Nëntë shenja që tregojnë se jeni një perfeksionist toksik!
Italianët refuzojnë reformën gjyqësore, Meloni pranon humbjen