Sot dëgjuam që brenda territorit të Shqipërisë do lindë një shtet i vogël i krijuar nga bektashizmi shqiptar në Shqipëri. Shtet fetar. (!)
Një akt i tillë juridik nuk është i mundur të krijohet, sepse duhet të ndryshojë Kushtetuta, e cila nuk e lejon as Parlamentin që me shumës votash të dhurojë territorin e Shtetit të Shqipërisë.
Por realisht…
Nuk ka asnjë mundësi t’i japësh territor një shteti, tjetër. Kjo është kushtetuetshmërisht pamundësi absolute.
Territorit i shtetit është i pacenueshëm. Ai duhet të quhet i gjithi Shqipëri dhe vetëm Shqipëri.
Po referendumi për krijimin e një shteti brenda shtetit a mund të fitojë në Shqipëri?
Jo, është e pamundur
Madje unë kam bindjen që kjo çështje nuk mund të futet si kërkesë as në Parlamentin e Shqipërisë, sepse është krim i rëndë.
Të tjera
S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK
Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Gjermani në fushën e policisë
FFK i ankohet UEFA-s, pasi Federata Spanjolle iu referua Kosovës si “territor”