Mustafa: Shteti më i ri, model për demokracitë në rajon

Shteti më i ri, model për demokracitë në rajon

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka përshëndetur Kosovën për organizimin e zgjedhjeve demokratike, të cilat, sipas tij,  duhet të jenë model edhe për rajonin veçanërisht për Serbinë.

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mustafa, i cili posedon edhe shtetësi të Kosovës dhe ka ushtruar të drejtën e votimit, e ka vlerësuar procesin zgjedhor si tejet demokratik, duke theksuar se Kosova, ndonëse shteti më i ri në botë, ka ndërtuar një demokraci funksionale dhe të avancuar në Ballkanin Perëndimor.

“Votuam në Prishtinë për demokracinë kombëtare. Zgjedhjet e sotme në Kosovë janë të lira, demokratike dhe të qeta, një standard që, sipas tij, mungon në shtetet fqinje, veçanërisht në Serbi”, ka deklaruar Mustafi.

Ai ka theksuar se procesi zgjedhor në Kosovë përfaqëson një model pozitiv për rajonin dhe një fitore për qytetarët dhe demokracinë.

Mustafa ka përfunduar reagimin e tij duke uruar suksesin e procesit zgjedhor dhe duke shprehur mbështetjen për popullin e Kosovës.