Pas humbjes së Inter Miami-t në shtëpi ndaj Orlando City-t, Lionel Messi u përball me pyetjen për të cilën shumë tifozë presin një përgjigje: çfarë do të ndodhë me të pas përfundimit të kontratës në dhjetor?
Megjithëse e ardhmja e tij mbetet një mister, e vetmja gjë e sigurt është se argjentinasi do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve, që do të zhvillohet më vonë gjatë vitit.
Pas ndeshjes, një gazetar u përpoq të nxirrte ndonjë informacion duke i bërë një pyetje të drejtpërdrejtë:
“Ka ndonjë lajm për rinovimin tënd?”
Messi, me një buzëqeshje karakteristike, shmangu përgjigjen duke thënë shkurt:
“Jo, jo… për këtë jo.”
Kjo përgjigje e shkurtër vetëm sa shton misterin rreth të ardhmes së kampionit botëror, i cili për momentin nuk ka dhënë asnjë sinjal për vendimin që do të marrë në fund të vitit.s.n.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin