Seanca gjyqësore e planifikuar sot për çështjen ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim, është shtyrë sërish, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Në seancën e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ishte planifikuar seanca ku do të vendosej nëse çështja ndaj Metës, do të kalojë apo jo në gjykim.
Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani, në një deklaratë për mediat konfirmoi se seanca e radhës për këtë çështje do të mbahet më 22 dhjetor.
“Kjo çështje vazhdon të jetë çështje politike. Ne jemi këtu për betejë ligjore”, u shpreh ndër të tjera Cakrani.
Gjykatat në Shqipëri kanë rrëzuar muajit e fundit kërkesat e ish-presidentit Meta për lirimin nga paraburgimi.
Gjithashtu janë shtyrë disa seanca mbi kalimin ose jo të çështjes në gjykim.
– Çështja ndaj ish-presidentit Meta
Ish-presidenti Meta është arrestuar më 21 tetor 2024, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale në lidhje me çështjen që është e njohur si “Kontrata e shërbimit CEZ-DIA” dhe për “kontrata lobimi në SHBA” dhe aktualisht është në paraburgim.
Sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Meta është i dyshuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.
Meta, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare, Partisë së Lirisë, ka mbajtur poste të larta në institucionet e shtetit shqiptar.



Të tjera
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët shqiptarë që kthehen vullnetarisht në atdhe
Franca pret qeveri pas zgjedhjeve, na duhet një partner