Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimi, të akuzuar për veprën penale të spiunazhit.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rrahman Beqiri, njoftoi se mungon avokati i të pandehurit Bedri Shabani, Besnik Berisha.
Gjyqtari Beqiri e pyeti të pandehurin Shabani nëse dëshiron të vazhdojë mbrojtjen me të njëjtin avokat.
“Po, deri në përfundim të gjykimit dua të vazhdoj me avokatin Besnik Berisha.” -tha Shabani.



Të tjera
Fitorja në Bratislavë rikthen Kosovën në qendër të vëmendjes globale
7 mënyra për ta parandaluar helmimin nga ushqimi
Kosova e Kolumbia forcojnë marrëdhëniet, nënshkruhen tri marrëveshje