Gjykata në Utrecht ka hedhur poshtë ankesën e fundit të klubit Vitesse Arnhem, duke konfirmuar vendimin e Federatës Holandeze të Futbollit për t’ia marrë licencën profesionale.
Kjo nënkupton se klubi 133-vjeçar, i dyti më i vjetër në Holandë, largohet menjëherë nga Eredivisie, duke e lënë ligën me 19 ekipe, teksa ndeshja e planifikuar për këtë fundjavë ndaj Almere City është anuluar.
Gjykata u fokusua te shkeljet e së kaluarës, që përfshijnë “vite mashtrimi dhe shmangie të sistemit të licencimit”, sipas KNVB-së.
“Jemi të shkatërruar nga vendimi. E ardhmja është e paqartë, por do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për të ruajtur futbollin në Arnhem”, thuhet në komunikatën e Vitesse-s.
Te ky klub kishte luajtur ylli kosovar, Milot Rashica, nga viti 2015 deri më 2018.
Të tjera
Diktatorët nuk u besojnë qytetarëve të tyre
Çiftet e lumtura kanë dy tipare të përbashkëta
Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt