Kërkesa për interpelancë për dokumentarin e Rai 3, Rama i përgjigjet opozitës

“Si mund të mbështesësh UÇK-në dhe të mohosh gje*nocidin për të cilin ajo lu*ftoi?!”

Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar ashpër pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për të rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Meta e cilësoi vendimin e shumicës socialiste si akt hipokrizie dhe mungesë të plotë ndjenje kombëtare, duke theksuar se nuk mund të pretendosh mbrojtjen e UÇK-së, ndërkohë që refuzon të dënosh krimet për të cilat ajo luftoi.

Gazetarja ironizoi edhe qëndrimin e socialistëve që u bënë thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së, ndërkohë që, siç tha ajo, “nuk patën guximin t’i kundërvihen Serbisë në Kuvend”.

“Mjeranët festojnë golat kundër Serbisë, por nuk kanë guxim t’i kundërvihen asaj në Kuvend. Është turpi i tyre kur ngrejnë kartonat për të falur tokën e Shqipërisë te oligarkët, por është turpi i gjithë vendit kur i ngrejnë për të falur gjakun e Kosovës,” – përfundon Meta në reagimin e saj.

Vendimi i Kuvendit ka ndezur debate të forta politike, teksa shumë figura publike dhe qytetarë kanë kërkuar që Shqipëria të miratojë një rezolutë zyrtare që dënon gjenocidin serb në Kosovë, në përputhje me atë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, por që Partia Socialiste, që udhehiqet nga Edi Rama e ka refuzuar vazhdimisht.