Kur bëhet fjala për mishin, gjithmonë gjendemi para një sfide si ta kuptojmë se ai është i freskët. Në këtë artikull do të lexoni disa këshilla bazike që t’i kini parasysh kur të blini mish herën tjetër.
Pjesa e duhur
Pjesa e mishit është shumë e rëndësishme. Pjesa më e mirë e mishit vjen nga zona e kurrizit të viçit. Kjo zonë është gjithmonë më e butë dhe më e plotë.
Zakonisht kjo pjesë gatuhet shumë lehtë dhe në zjarrë të fortë. Nderkohë që mihsi që vjen nga zonat e shpatullës apo gjymtyrëve kërkon më shumë kohë për t’u përgatitur dhe mishi mbetet i fortë.
Pamja
Gjatë kohës që jeni duke zgjedhur mishin, duhet të tregoni kujdes që mishi të jetë i butë dhe të mos jetë i thatë.
Kini kujdes që të mos ketë zona ku ngjyra të ndryshojë apo dhe që kocka e mishit të jetë e dëmtuar. Sipërfaqja e mishit nuk duhet të jetë e tharë, por dhe as shumë e njomë.
Këto shenja tregojnë që mishi nuk është i freskët, por përkundrazi ai është i ndenjur.
Ngjyra
Ngjyra natyrale e mishit duhet të jetë e kuqe e ndezur. Mishi që është i ndenjur nuk e ka më atë ngjyrën e freskët.
Zakonisht mënyrat e prerjes dhe të ruajtjes së mishit nëpër dyqane ndikojnë tek pigmentimi i mishit.
Frigoriferët ku mishi ruhet janë të hapur, pra temperatura e mishit nuk është asnjëherë në ekuilibër.
Duke qenë në kontakt me ajrin e ambientit mishi fillon dhe humbet lëngjet e tij dhe merr një ngjyrë si të hirtë e deri në të kuqerrëmtë.
Aroma
Aroma e mishit të freskët është pak e thartë dhe e lehtë.
Nëse ju ndjeni që mishi ka një aromë të fortë dhe mbytëse, do të thotë që ai nuk është i freskët.
Fortësia
Mishi i freskët s’duhet të jetë as shumë i butë e as shumë i fortë. Ju mund ta testoni duke e shtypur.
Pasi ta keni shtypur mishi duhet të kthehet në formën e tij fillestare. Nëse nuk ndodh kështu ose është shumë i fortë për t’u shtypur, kjo do të thotë që ka shumë kohë në frigoriferin e dyqanit.
Nëse blini mish kërkojini shitësit apo kasapit që të mos e mbështjellë me lëtër.
Mishi sipas ekspertëve duhet të vendoset vetëm në material plastike në momentin që blihet.



Të tjera
Si të përdorni mjaltin për shëndetin perfekt të lëkurës?
Një nga futbollistet iraniane që kërkuan azil në Australi ndryshon mendje
Dieta me kos për të humbur 5 kg për një javë