Fjala “narcisoid” mund të përmendet shpesh për t’i përshkruar njerëzit që janë irritues apo arrogantë.
Por narcisizmi në fakt i prek vetëm 0.5 deri 1 për qind të popullsisë së botës. Prandaj, gjetja e një narcisoidi të vërtet mund të jenë më e vështirë se ç’mund të mendoni.
Përderisa duhet t’ia lini një profesionisti ta bëjë diagnostikimin, të paktën ju duhet t’i keni parasysh disa shenja të cilat ju ndihmojnë ta identifikoni një shok/shoqe apo partner narcisoid.
Mungesa e mëshirës
Narcisoidët nuk shfaqin interes për jetët e tjerëve dhe nuk u pëlqen kur dikush flet për veten e tyre. Kjo do të thotë se zakonisht narcisoidët janë dëgjues të këqij: në vend se ta dëgjojnë bisedën, ata presin vetëm për të folur vet!
Narcisoidët kanë personalitet grandioz
Narcisoidët kanë sens të ekzagjeruar të superioritetit, që u ndihmon atyre të qëndrojnë jashtë kopesë!
Ekspertët tregojnë se narcizoidët ndihen superiorë ndaj tjerëve dhe shpeshherë nuk kënaqen me veten si person.
Kërkojnë admirim
Narcisoidët duan që njerëzit t’i admirojnë ata dhe t’i mbushin me komplimente.
Të dhënë pas lidershipit
Narcisoidët ëndërrojnë të bëhen liderë, dhe duan t’u lënë përshtypje tjerëve pa pasur nevojë të bashkëpunojnë.



Të tjera
Macron uron Osmanin, theksi te dialogu: Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit kanë përcaktuar drejtimin, palët t’i zbatojnë
Kurti: Rruga drejt 17 shkurtit 2008 ishte e gjatë dhe e mundimshme
Muharremi: Buxheti 2026 pa risi, vazhdon modeli që dëmton ekonominë e Kosovës