Si të shmangni rënien e flokëve tuaj me mjekime popullore – Ekonomia Online

Si të shmangni rënien e flokëve tuaj me mjekime popullore

Rënia e flokëve është një fenomen i përhapur në të gjithë
botën. Shkaku kryesor ende nuk dihet, por shumë sëmundje influencojnë në rënien
e flokëve.

Disa prej sëmundjeve janë: stresi, mungesa e një grupi
vitaminash që nuk gjenden në ushqimet e përditshme, dhimbja e vazhdueshme e
kokës, infeksionet e brendshme, mungesa e zinkut në organizëm, etj.

Megjithatë ka edhe shkaqe të tjera si: tifo, tuberkulozi,
çrregullime hormonale, sëmundjet nervore, sëmundjet në stomak, në zorrë, në
lëkurë.

Por, shkaqe mund të jenë edhe trashëgimia, seksi, përdorimi
i kapeles, gabimet në mirëmbajtjen e flokëve.

Në gjendje normale flokët mund të fillojnë të bien në moshën
50 vjeç, e nuk zëvendësohen.

Kurse, alopecia është një sëmundje flokësh që shfaqet në
formë vatrash të rrumbullakta ose vezake në kokë apo fytyrë në formë harte dhe
në mjekërr, krejt pa qime, të lëmuar, të bardhë dhe pa cikatrice.

Shpeshherë vatrat bashkohen me njëra-tjetrën. Ka disa
mjekime popullore që ndihmojnë shumë për këto dy sëmundje që përmendim më lart.

Mjekime popullore

1. Për patologjinë e rënies së flokëve merrni 10 lugë gjelle
me rrënjë hislli e 10 lugë gjelle me majat e saj, që hidhen në 2 litra ujë dhe
e ziejmë për 30-50 min. Pasi aket dhe kullohet, lahet koka 2 herë në javë.

2. Merrni 2 kokrra qepë të grira imët. Hidhen në gjysmë
litri raki rrushi. Shishja e mbyllur lihet 14 ditë në vend të ngrohtë. Kullohet
dhe me lëngun e qepës fërkohet koka çdo mbrëmje.

3. Edhe shelgu i bardhë ka dhënë rezultate të mira në
forcimin e rrënjës së flokut. Shelgut të bardhë i pritet vetëm lëkura: 5 lugë
gjelle në 250 ml alkool 76 gradë. Lihet 8-10 ditë. Kullohet dhe me këtë i bëhet
masazh lëkurës së kokës.

4. Për lyerjen e kokë merrni 10 thelpinj hidhre dhe i
shtypni shumë. Këto hudhra i përzieni me 2 lugë mjaltë të freskët. Të dyja këto
lëndë i rrihni bsahkë deri sa të marrin formën e një kremi mjekimi. Vazhdohet
deri në shërim.

5. Selvia është përdorur prej kohësh për forcimin e rrënjës
së flokut. Merrni 5-6 kokrra të selvisë, copëtojini dhe i zieni në 500 ml ujë
për 25-30 min. Pasi kullohet, lyhet koka me këtë çdo darkë, duke bërë masazh
dhe fërkim për 1-2 muaj rresht. /mapo.al